Qindra serbë të katër komunave veriore kanë protestuar pas aksionit të djeshëm të policisë, raporton T7. Qindra serb u grumbulluan të mërkurën në sheshin “Car Lazari” në Mitrovicën e Veriut.
Këta protestuan pas aksionit policor dhe arrestimeve që ndodhën dje. Gjate këtij aksioni u arrestuan 19 persona pasi dyshohen për kryerje të veprave të organizuarara, kontrabandë dhe ryshfet.
Por gjatë këtij aksioni serbët thanë se u rrahen Bile për këtë kërkuan ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Në protestë kanë mbajtur fjalime liderë politikë e institucionalë serb.
Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq e quajtur turp intervenimin e forcave të rendit në komunat veriore të vendit.
E kryetari i Zubin Potokut, Sergjan Vullovic tha se sirena e djeshme ua kujtuar kohën e bombardimeve të Nato-s.
Ndërkohë kryetari i Leposaviqit Zoran Todic ka thënë se janë të pathyeshëm dhe do të qëndrojnë siç ka thënë ai në vatrat e tyre për t’i mbrojtur fëmijët.
Në përfundim të protestës janë lëshuar këngë nacionaliste për Kosovën.
Video:










