Serbia do t’i dhurojë 8 mijë vaksina Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut do të furnizohet nga Serbia me 8 mijë vaksina “Pfizer” kundër Kovid-19.

Kjo u bë e ditur sot nga kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se ka pranuar ndihmën nga Serbia dhe se ka përshëndetur gjestin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se është shenjë e mirë solidariteti, përcjell INA.

“Javën e fundit kemi kërkuar mbështetje edhe nga vende tjera, për të filluar më shpejt me vaksinimin, derisa në shkurt do të vijnë 5.850 vaksinat e para. Sot kemi biseduar me presidentin serb dhe ata pranuan që të na ndihmojnë”, theksoi Zaev.

Vuçiq ka ofruar që vaksinat të jepen në formë të donacionit, por autoritetet e Maqedonisë kanë insistuar që ato të paguhen dhe më pas janë dakorduar që të paguhen sipas çmimit furnizues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu