James Kerr Lindsay, një profesor britanik në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe një ekspert për zhvillimin në Ballkanin Perëndimor, beson se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është në një ngërç, për të cilin ai fajëson Bashkimin Evropian dhe se Serbia është në një pozicion me te mire, transmeton InfoShqip.
Sipas tij, roli i Brukselit si ndërmjetës në dialog është i dobët dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë larg.
“Thjesht, dialogu vazhdon pa ndonjë mendim të ri nga palët ose Bashkimi Evropian. Unë nuk e shoh që ky proces do të ketë ndonjë përparim. Bashkimi Evropian ka bërë shumë pak për të stimuluar palët dhe nuk ka arritur të dërgojë një mesazh në lidhje me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Për të qenë më të sinqertë, Berlini ka bllokuar disa nga idetë më inovative. Në fund, u takon palëve që të punojnë në zgjidhjen përfundimtare, dhe kjo duhet të mbështetet, dhe jo të bllokohet nga BE dhe partnerët e saj” – tha Ker Lindsey.
Ai tregon se për shkak të ndryshimeve gjeopolitike, Serbia favorizohet në krahasim me Kosovën dhe vlerëson se njerëzit në Kosovë nuk e pranojnë atë lehtë.
“Sa i përket pozicionit aktual të Prishtinës, i cili kërkon që Serbia të njohë Kosovën, asgjë nuk do të ndryshojë. Beogradi aktualisht nuk ka asnjë arsye për këtë dhe nuk do të paguajë një çmim të lartë për të. Serbia, pavarësisht nëse e njeh Kosovën apo jo, nuk ka asnjë garanci se do të bashkohet me Bashkimin Evropian. Kosova është një vend që i ka mbyllur dyert për shumë mekanizma ndërkombëtarë. Me rolin e dobët të BE-së në Kosovë dhe ndikimin e madh rus dhe kinez në Ballkan, Serbia është në një pozitë më të fortë se kurrë” – thotë Ker Lindsey.
Procesi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës filloi në 2011 dhe u kthye nga një dialog teknik në një dialog politik./InfoShqip.com









