Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme i Serbisë, Nemanja Starovic ka thënë se Serbia është në komunikim të vazhdueshëm me një numër vendesh që janë të gatshme të ndryshojnë vendimin dhe të tërheqin njohjen e Kosovës.
Ai tha se Beogradi është gati të përgjigjet me vendosmëri dhe në mënyrë efektive të rifillojë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të pengojë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare pasi ka përfunduar moratoriumi njëvjeçar për çështjet e njohjes.
Starovic deklaroi se Serbia është plotësisht e angazhuar për respektimin e marrëveshjes së Washingtonit dhe se nuk do të jetë e para që të heqë dorë nga moratoriummi i caktuar për të pezulluar fushatën njohjes, por se do të reagojë ashpër nëse Kosova ose siç i quan ai “sponsorët” e saj lëvizin për njohjen e Kosovës.
“Pikërisht për shkak të angazhimit ndaj marrëveshjes së Washingtonit, në këtë moment ne nuk mund të flasim për numrin dhe emrat specifik të vendeve që do të tërhiqnin njohjen, por ne jemi gati, nëse Prishtina aktivizion një skenar të tillë”, tha Statovic për Tanjugun.
Ai deklaroi se Beogradi ka informacion se Kosova po përgatitet që pas skadimit të moratoriumit njëvjeçar, të aktivizojë përpjekjet për të fituar anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare, kryesisht në Këshillin e Evropës.
Sipas tij, Kosova beson se ka pozitë relativisht të favorshme në atë organizatë, duke pasë parasysh një numër të konsiderueshëm të shteteve anëtarë të Këshillit të Evropës që kanë njohur Kosovën. Ai e konsideron të dëmshëm dhe të gabuar e gjithashtu në kundërshtim me Statutin e Këshillit të Evropës, i cili, mbi të gjitha, detyron të sigurojë një shumicë prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Starovic e lidh çështjen e njohjeve dhe çnjohjeve me procesin e dialogut duke thënë se duhet të krijohet klimë për këtë – do të thotë, nëse Kosova nuk lobon për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Pavarësisht nga këto suksese, dëshira jonë ishtë të ruanim deri diku një atmosferë pozitive që do të mundësonte përparim në dialog dhe kërkimin e një zgjidhjjeje kompromisi të qëndrueshme. Nëse futemi në një skenar të tillë, jo me dëshirën tonë, atmosfera në dialog do të shqetësohet seriozisht”, tha Starovic.
“Duke pasur parasysh procedurat që ekzistojnë dhe balancën e fuqisë në ato organizata, puna e Prishtinës është shumë e vështirë, dhe ne do të kemi shumë më të lehtë për të penguar synimet e tyre”, tha ai.
Moratoriumi njëvjeçar, marrëveshje që ishte arritur në Washington më 4 shtator të vitit 2020 ka skaduar para 3 ditësh, derisa SHBA’të kanë kërkuar zgjatjen e tij.









