Serbia frikë nga përshkallëzimi në veri të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç duke folur për shërbimet e sigurisë, tha se vlerësohet se situata në veri të Kosovës është sjellë në prag të konfliktit të armatosur.

Ajo shprehu zhgënjimin lidhur me reagimin e komunitetit ndërkombëtar, për të cilin tha se i dëgjojnë serbët vetëm kur janë në barrikada.

Brukseli dhe Uashingtoni i dëgjojnë serbët në Kosovë vetëm kur janë në barrikada, por edhe atëherë jo shumë mirë. Ata janë në barrikada sepse kërkojnë të drejtat elementare të njeriut, dhe asgjë më shumë”, është shprehur Ana Brnabiç.

Brnabiç arsyeton se serbet në Kosovë janë në një situatë të tmerrshme dhe nuk kanë besim te përfaqësuesit e komuniteteve ndërkombëtare.

Serbët në Kosovë janë në një situatë të tmerrshme. E kuptoj plotësisht se janë të ngopur me gjithçka dhe se nuk kanë më besim te përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Në fund të fundit serbet janë në ato institucione falë asaj marrëveshjeje të Brukselit, Kur Albin Kurti thotë se nuk ka marrëveshje të Brukselit për të, atëherë ai nuk e di saktësisht se cili është problemi që serbët nuk janë në institucione. Kurti emëroi ne institucionet e Prishtinës Nenad Rashiqin, një njeri që mori 0.17 për qind të votave në zgjedhje. Ne nuk kishim një reagim adekuat nga Brukseli, por vetëm sa u bëri thirrje të dyja palëve për qetësi”, është shprehur Ana Brnabiç.

Brnabiç ashtu sikurse dhe Vuçiç fajësoi Kurtin se ka shkelur zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit me aplikimin për anëtarësim në BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu