Serbia “fut duart” në zgjedhjet e Kosovës

Serbia po vazhdon avazin e vjetër të ndërhyrjes në çështjet e Kosovës përfshirë edhe zgjedhjet e 7 qershorit, edhe pse institutucionet ndërkombëtare ia kanë tërhequr vërejtjen për mos përzirje në raportetet e ndërsjella.

Se fundmi, Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e qershorit të votojnë Listën Serbe, duke thënë se vetëm fitorja e saj është “garanci për mbijetesën e tyre në Kosovë”, derisa një numër zyrtarësh serbë u shkarkuan nga puna në institucionet ku udhëheq, Lista Serbe.

Këto zhvillime sipas ministri në detyrë për komunitete dhe kthim, njëherësh kryetar i partisë për liri, djertësi dhe mbijetesë, Nenad Rashiq, përbëjnë trysni të ashpër të Serbisë mbi serbet e lokalë në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

“Këto ndëhryje ndikojnë ne zgjedhje, Votimi s’ka qene i lire asnjëherë. Si mendoni të ketë zgjedhje normale politike kur keni vende ku cenohet me atë mënyre agresive të drejtat e njeriut”, tha Rashiq për rtv21.

Drejtori i Instituti Octopus, Arben Fetoshi, ndërkaq paralajmëron rritje të trysnisë, shantazhit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet në Kosovë.

“Në ditët në vijim presim të ketë forma tjera të kërcimeve shantazheve tentim të blerjes votës etj..”, tha Fetoshi.

Lidhur me ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë dhe sigurinë gjatë këtij procesi, RTV 21 iu drejtua policisë së Kosovës për masat që ka ndërmarr, por deri më tani nuk morëm ndonjë përgjigje. Ndryshe, Beorgadi në forma të ndryshme ka ndërhyrë edhe në të kaluarën, gjë që janë konstatuar edhe në raportin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për vitin 2025. Në këtë raport ndër të tjera u raportua presioni mbi votuesit, të varur nga ndihma sociale dhe punësimi i qytetarëve serbë./RTV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu