Serbia sërish ma kërkuar ekstradimin e Tomor Morinës. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stevanoviç deklaroi se në këtë rast Maqedonia do ti respektoj ligjet ndërkombëtare, njofton agjencia e lajmeve Ina.
“Të gjitha vendet që janë pjesë e NTERPOL-it duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën”, tha Stefanoviq.
Më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në këtë rast do të respektohen ligjet.(INA)










