Serbia do krijojë “Serbinë e madhe”në Kosovë?

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se pretendimet e Serbisë për një dialog të përgjithshëm mes popullit serb dhe atij shqiptar për të arritur një paqe mes tyre, janë false.

Tahiri ka bërë me dije se në këtë mënyrë Qeveria serbe po rishfaq rrezikshëm projektin e saj hegjemonist për Serbinë e madhe, dhe se nuk i interesojnë raportet e mira në mes dy kombeve.

Ministrja ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kushti themelor për të arritur një kapitull të marrëdhënieve paqësore mes shqiptarëve dhe serbëve, transmeton “Epoka e re”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu