Rreth takimit të djeshëm të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic në Kralevë me serbët e regjionit, në të cilin duhej të bisedohej për kundërmasat e Serbisë ndaj taksës së Kosovës në mallin serb, e përditshmja beogradase “Danas” shkruan se Serbia, në të vërtetë, e kërcënon Kosovën “me pushkë të zbrazët”, transmeton Gazeta Metro.
Ndonëse shumë herë i ka paralajmëruar, e po aq herë i ka shtyrë kundërmsata, gazeta shkruan se ekspertët kanë thënë se kjo megjithatë është e shtënë “nga pushka e zbrazët”, sepse, sipas tyre, nuk ka metodë me të culën çfarëdo kufizimi do të mund të godiste komunitetin shqiptar apo pushtetin në Prishtinë, e të mos i prekte në masë të njëjtë edhe serbët dhe partnerët e tyre evropianë.
Gazeta citon ministrin në serb të tregtisë, turizimit e telekomunikacionit Rasim Ljajic, të ketë thënë se në planin ndërkombëtar do të kërkojë për heqjen e kësaj takse, ndërsa mungesën e mallit do të jetë argument plotësues për këtë.
Mirëpo, shkruan më tej “Danas”, është fakt se zgjidhje të duhur nuk ka, sepse ndaj çfarëdo veprimi me të cilin kërcënon pala serbe, ajo shqiptare do të përgjigjej me masa tjera dhe spiralja nuk do të kishte fund. Krahas kësaj, është e pamundur të mendohet çfarëdo mase, e që ajo të jetë e balancuar ashtu që ta godasë vetëm njërën palë. Për shembull, nëse do të aplikohej ndalesa e përmendur e tranzitit nëpër Serbi për kamionët e Kosovës, kjo do t’i prekte edhe partnerët evropiane, kompanitë në të cilat apo prej të cilave shkojnë ato marrla, por edhe ngarkesat e destinuara për serbët në veri.
Analistët, sipas gazetës, bëjnë të ditur sidomos se nëse tash do të aplikohej çfarëdo qoftë kufizimi, do të vëhej baraspeshë në vlerësimin e fajtorit për ngecjen e dialogut. Të gjithë do të harronin se kush e ka nisur i pari, sidomos edhe për shkak të asaj se ndërmjetësuesit e tashëm në bisedime duhet se u shkon për shtati “të harrojnë”, kështu që lista e kushteve për hapjen e dialogut do të rritej në pafundësi, kanë thënë bashkëbiseduesit e gazetës./gazetametro.net










