Serbia vazhdon me propagandën kundër UÇK-së, gati edhe një “Libër të Bardhë” (VIDEO)

Kyetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën Milovan Drecun ka thënë sot se është shumë i kënaqur me progresin e arritur të Grupit Punues për mbledhjen e fakteve dhe provava të krimeve kundër serbëve dhe popujve të tjerë në Kosovë.

Ai njoftoi për publikimin e një “Libri të Bardhë”, të dytin me radhë që do të tregojë siç tha ai se “UÇK-ja terroriste kishte plan gjenocidial”, raporton Tanjug.

Serbia para pak kohësh kishte bërë gati edhe një “Libër tjetër të Bardhë” në të cilin nuk lihet gjë e zezë pa thënë për shumë nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbajnë pozita të larta shtetërore e politike.

Në mbi 180 faqe, Qeveria e Serbisë kishte renditur 156 persona, që thuhet se janë koka e terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë, përcjell Klan Kosova.

Me fotografi e me biografi aty janë edhe Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, e paraardhësin e tij në këtë post Jakup Krasniqin, si dhe ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Klan Kosova gjatë nëntorit të vitit shkuar kishte përgatitur edhe një kronikë rreth këtij libri të cilën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu