Sergio Ramos shfrenon fantazinë, tregon si duhet të votohet për “Topin e Artë”

Gara për “Topin e Artë” më shumë se kurrë këto vitet e fundit ka ngritur shumë diskutime dhe aludime sa i takon fituesit dhe mënyrës sesi akordohet ky çmim prestigjoz.

Së fundmi, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka propozuar që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të garojnë për një “Top të Artë”, ndërsa futbollistët e tjerë të garojnë për një tjetër “Top të Artë”. “Mund të bëhet një garë vetëm për Cristianon dhe Messit dhe një tjetër për futbollistët e tjerë. Në fund, kjo do të ishte më e mirë për futbollin”, tha Ramosi, duke qeshur, për TUDN.

Gjatë 14 vjetëve të tij në Santiago Bernabeu, Ramosi ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe po aq të La Ligës. Sergio ka fituar edhe Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës me Spanjën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu