Sërish tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (12/7) në orën 22:26, me orën greke, ​​në një pikë në juglindje të Patrës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi fokale 26 kilometra dhe një epiqendër 10 kilometra lindje-juglindje të Chalandritsa.

Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në Akai, siç raportojnë mediat lokale. Për momentin nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu