Sfida Juventus, Ronaldo mbyll sezonin më të keq në 10 vite

Kalimi i Cristiano Ronaldo nga Real Madrid tek Juventus ishte më shumë një sfidë e portugezit për të treguar sa vlen dhe si duhet të respektohet për atë që është i aftë të bëjë në fushë.

Në sezonin e tij të parë të largimit nga “Bernabeu” u ndje jashtëzakonisht mungesa e tij.

Sidoqoftë edhe për 34-vjeçarin nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme ngjarjet në Itali me fanellën e Juventusit.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i sezonit Ronaldo ka shënuar 28 gola në 42 ndeshje që ka luajtur në të gjitha kompeticionet me “Zonjën e Vjetër”. Në total janë 3556 minuta në fushë dhe është ende 5 gola larg vitit më të keq që kaloi në Madrid me fanellën e “Los Blancos”.

Në sezonin e parë me Real Madridin, Ronaldo luajti 7 ndeshje më pak se këtë sezon dhe arriti të shënojë 33 gola. Mesatarja e golit është rritur me 34.2% më shumë sesa kur ishte në Madrid. Nga 1 gol për çdo 83.29 minuta, në 1 gol në 127 minuta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu