Shaban Zendeli, drejtori që nuk është më por që bëri vepra të mëdha, punësoi mbi 50 shqiptarë

Drejtori i hekurudhave Shaban Zendeli, i cili ndërroi dje jetë, është drejtori më i suksesshëm shqiptar në historinë politike të shqiptarëve pas pavarësimit të Maqedonisë.

“Për një vit sa ishte drejtor, Zendeli punësoi 50 shqiptar në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat-Transporti. Të gjithë ata janë punësuar me vendime pune. Rezultat të tillë për vetëm një vit nuk ka treguar asnjë drejtor shqiptar, as nga PPD-ja, as nga PDSH-ja, as nga BDI-ja, e as nga një parti tjetër. Krenohemi që patëm një kuadër të tillë”, thotë për Gazetën Lajm Driton Sulejmani, sekretar partiak te Alternativa për resurse njerëzore.

Sulejmani thekson se Zendeli nuk ka punuar vetëm në favor të shqiptarëve, por edhe në të mirën e të gjithë të punësuarve në ndërmarrje.

“Për një vit borxhi është ulur për një milion denarë. Kjo ndërmarrje e cila ishte në krizë të thellë, filloi të frymojë ndryshe”, thekson Sulejmani.

Shaban Zendeli ndërroi jetë në moshë 58 vjeçare. Ai ishte intelektual dhe personalitet i njohur në jetën politike shqiptare në Kumanovë dhe Likovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu