Shaqiri drejt La Ligas, Sevilla ofron 30 mln euro

Xherdan Shaqiri është duke kaluar muajt e tij të fundit në rradhët e Liverpoolit. Mungesa e hapësirave në këtë sezon ka bërë që futbollisti me origjinë shqiptare të mendojë seriozisht largimin nga Premier League.

Për Shaqirin interesohet Sevilla që në merkaton e kësaj vere synon të afrojë në skuadër lojtarë cilësorë përfshirë edhe Ivan Rakitic. Liverpooli nga ana tjetër kërkon të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e Shaqirit shifër që Sevilla është e gatshme ta paguajë.

Nëse transferohet në Spanjë Shaqiri do të bëhej një nga futbollistët që kanë luajtur në 4 ligat më të forta në botë, Bundesliga, Serie A, Premier League dhe La Liga. Për Shaqirin interesohen dhe Galatasaray e Roma, por oferta e Sevillas është më konkrete dhe 28-vjeçari do të transferohet në Andaluzi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu