Shaqiri i jep fund spekulimeve, sapo ka konfirmuar të ardhmen e tij

Xherdan Shaqiri do të qëndrojë që të jetë pjesë e Liverpoolit edhe për edicionin e ardhshëm

Në mediat angleze u raportua se ëest Ham United po e kërkon Xherdan Shaqirin dhe për të kishin bërë ofertë prej 22.5 milionë euro, shkruan Periskopi.

Por, është vetë futbollisti që nuk e ka ndërmend që të largohet nga Anfield edhe pse nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme.

“Kam një kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe definitivisht do të qëndroj. Menaxheri ka mjaft opsione që mund të zgjedhe, por unë këtë e dija që kur kam nënshkruar për të qenë pjesë e kësaj skuadre,” ka thënë Shaqiri.

27 vjeçari nga Zhegra ka kontratë valide me Liverpoolin deri më 2023, derisa edicionin e kaluar u transferua nga Stoke City për shumën prej 13 milionë euro.

Ndryshe, Shaqiri fundjavën që shkoi u shpall kampion i Evropës me Liverpoolin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu