Shaqiri për kompetencat për gjimnazin e Tetovës: Gjykata Administrative për një vit ka marrë dy vendime të kundërta

Kemi vendim të ri dhe do të shohim se cilat janë zgjidhjet ligjore të atij vendimi sepse Gjykata Administrative për një vit sjell dy vendime të kundërta, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri duke e komentuar vendimin e Gjykatës që të shfuqizohet vendimi i MASH-it – kryetarit të Komunës së Tetovës t’i merren kompetencat mbi punën e gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”.

“Më parë kishim marrje të ingerencave për gjashtë muaj. Gjimnazi ‘Kiril Pejçinov’ kishte probleme me energjinë elektrike dhe probleme me faturat e papaguara dhe për shkak të atyre situatave ne vendosëm për marrje të sërishme të ingerencave”, tha Shaqiri në konferencë për media duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Që të mos përsëriten situata të tilla, shtoi ministri, Komuna e Tetovës, si edhe komunat e tjera, ndërsa konkretisht për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, drejtori i ri do të duhet të emërohet person i cili do t’i përmbush të gjitha detyrimet ligjore ose, tha, të ketë arsye që t’i ndërpritet mandati kandidatit që i përmbush të gjitha bazat ligjore.

Komuna e Tetovës sot informoi se dje e kanë marrë vendimin e Gjykatës Administrative me të cilin shfuqizohet vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për marrjen e kompetencave për gjimnazin.

Udhëheqësi i departamentit komunal për arsim, Validin Ademi tha se “vendimi është fitore e drejtësisë dhe përgjigje e fuqishme ndaj përpjekjeve të jashtëligjshme për ndikim mbi vendimet dhe punën e institucioneve arsimore”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu