SHBA dhe BE ia kërkojnë zbatimin e Asociacionit, Osmani merret me Thaçin e Mustafën

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka folur për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ajo ka theksuar se Kosovën dhe raportet me miqtë ndërkombëtar i rrezikuan shumë ata që e nënshkruan marrëveshjen.

Ajo tha se marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri Thaçi më 2013, dhe pastaj më 2015 Isa Mustafa e nënshkroi marrëveshjen, e cila parashihte asociacion me kompetenca ekzekutive.
E para e shtetit në Kanal 10, ka theksuar se në lidhje me Asociacionin do ta zbatojnë vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“A e ka ditur Isa Mustafa se po e nënshkruan një dokument që është ndesh me Kushtetutën, dhe kësisoj ka theksuar hajt se ndodhta Gjykata Kushtetuese e rrëzon”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu