SHBA dhe Greqia me deklaratë të përbashkët: Mbështesin fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës

Qeveria e SHBA-së dhe ajo e Greqisë kanë mbajtur takimin e tretë në kuadër të “Dialogut strategjik”. Aty është diskutuar për një mori çështjesh, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Në një qëndrim të përbashkët, theksohet mbështetja e të dyja vendeve për integrimin Euro-Atlantik të Kosovës. “SHBA dhe Greqia së bashku vazhdojnë që të mbështesin fuqishëm integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet në qëndrim.

Po ashtu theksohet rëndësia e fillimit të nisjes së negociatave në mes të BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sipas kushteve të paracaktuara”- thuhet ne deklarate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu