SHBA do të mbështesë 18 vende me ndihmë ushtarake, në mesin e tyre RMV

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se Uashingtoni do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa duhet” me një paketë financimi ushtarak prej 2.2 miliardë dollarësh.

Një zyrtar ka thënë për Reuters se, në këtë paketë do të përfshihen edhe 18 vende të tjera.

Përafërsisht 1 miliard dollarë do t’i ndahen Ukrainës. Pjesa tjetër do të ndahet midis Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Paratë synojnë të mbrojnë sovranitetin, të modernizojnë forcat e sigurisë, të përmirësojnë partneritetet me aleancën ushtarake transatlantike NATO-n dhe të forcojnë kapacitetin “për të kundërshtuar ndikimin dhe agresionin rus”, ka thënë zyrtari përmes email-it.

Ndihma vjen në formën e granteve dhe huave amerikane që u mundësojnë vendeve të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu