SHBA-ja miraton shitjen e mundshme të sistemeve infra të kuqe F-16 në Tajvan

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve të kërkimit dhe gjurmimit me rreze infra të kuqe F-16 (IRST) dhe pajisjeve përkatëse në Tajvan me një kosto të vlerësuar prej 500 milionë dollarë, njoftoi Pentagoni, transmeton Anadolu.

Deklarata shton se Kongresi Amerikan u njoftua të mërkurën për shitjen e mundshme.

Shitja e propozuar e këtyre pajisjeve dhe mbështetjes nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon”, thuhet në deklaratë.

Në mars, administrata e presidentit amerikan Joe Biden miratoi një pako të shitjeve të armëve në Tajvan me vlerë rreth 619 milionë dollarë, e cila përfshinte municione për F-16 dhe pajisje shoqëruese.

Kina i ka bërë vazhdimisht thirrje Washingtonit që të ndalojë çdo përfshirje ushtarake ose shitje të armëve në Tajvan dhe ka sanksionuar kompanitë amerikane të shitjes së armëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu