SHBA ka paralajmëruar Turqinë që të mos zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Turqinë që të mos zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë në fushën e industrisë së mbrojtjes, pas njoftimeve të djeshme për një marrëveshje të re mes Ankarasë dhe Moskës për dorëzimin e sistemeve raketore ruse S-400, shkruan gazeta turke “Syozcu” në edicionin e tij elektronik, transmeton InfoShqip.

“Në një situatë të luftës brutale dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës, tani më shumë se kurrë është jetike që të gjitha vendet të shmangin bashkëpunimin me sektorin rus të mbrojtjes”, raporton gazeta deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Ned Price. “Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk e dimë nëse ka zhvillime të reja për këtë çështje”, thotë ai.

Price nuk tha nëse një dërgesë e dytë e sistemeve raketore anti-ajrore ruse S-400 do ta shtynte administratën e Presidentit Joe Biden të rishqyrtonte planet e saj për t’i shitur Turqisë avionë luftarakë F-16.

Agjencia ruse e lajmeve “TASS” citoi dje Dmitry Shugaev, kreun e Shërbimit Federal Rus për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik (FSVTS), i cili tha se ishte nënshkruar një kontratë për dorëzimin e disa sistemeve raketore anti-ajrore S-400. Turqia, me dokumentin gjithashtu parashikon prodhimin vendor të komponentëve individualë për sistemin.

Burime të mëvonshme nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë me rastin e një informacioni të tillë sqaruan se nuk bëhet fjalë për një të re, por për zbatimin e marrëveshjes së përfunduar fillimisht, transmeton televizioni turk “TRT Haber”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu