SHBA po i dhuron gjashtë helikopterë ushtarak dhe dy ndihmës Çekisë

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po dërgojnë gjashtë helikopterë luftarakë dhe dy helikopterë ndihmës në Republikën Çeke.

Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova tha për shërbimin publik se SHBA-ja do t’i dhurojë gjashtë helikopterë AH-1Z dhe dy UH-1Y për Forcat e Armatosura të Republikës Çeke, raporton politico.

Ajo tha se Republika Çeke ishte e vendosur të vazhdojë me blerjet e reja të armëve për të forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura.

“Ne jemi të interesuar për blerjen e avionëve të rinj luftarakë, mjeteve luftarake dhe dronëve në të ardhmen e afërt”, tha Cernohova, duke shtuar se kjo është e nevojshme nëse duam të parandalojmë afrimin e luftës në kufijtë çekë.

Ambasada e SHBA-së në Pragë ka konfirmuar se Republika Çeke do të marrë helikopterë në kuadër të programit të Artikujve të Mbrojtjes së Tepërt të SHBA-së (EDA).

Ndryshe, amerikanët së fundit kanë ndarë edhe 750 milionë dollarë për forcat ukrainase që po përballen me pushtimin rus që nga 24 shkurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu