SHBA shpreson që Turqia të zgjedhë sistemin amerikan raketor në vend të sistemit rus S-400

Një zyrtar i lartë amerikan tha në kushte anonimiteti tha se Uashingtoni shpreson që Turqia do të zgjedhë sistemin e mbrojtjes amerikane Patriot, dhe jo, siç ka njoftuar, sistemi rus S-400, i cili ka shkaktuar shqetësim në NATO.

Sipas tij, SHBA do që Turqia të jetë “më realiste” në zgjedhjen e saj.

Në dhjetor, Shtetet e Bashkuara miratuan një shitje të mundshme të sistemit Patriot në Turqi për gati 3.5 miliardë dollarë.

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se blerja e sistemit Patriot do të jetë më shumë në interes të Turqisë dhe NATO-s.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u trazuan kur Turqia shfaqi interesin për sistemin S-400, duke e konsideruar të papranueshme që një vend i NATO-s të blejë arsenal rus.

Por nga ana tjeër, zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin tha në dhjetor se blerja e mundshme e sistemit të raketave Patriot nuk do të ndikojë në marrëveshjen për blerjen e sistemit të raketave ruse S-400.

Sipas tij, për Turqinë është normale që të ketë në posedim të dy sistemet në interes të saj. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu