Shefat italianë krijojnë picën çudibërëse, zgjat jetën dhe parandalon kancerin

Shkencëtarët dhe shefat e kuzhinës italianë thonë se kanë përgatitur një picë që parandalon kancerin dhe sëmundjet zemrës.

Pica Pascalina, e ideuar nga shkencëtarët në Napoli është quajtur ndryshe “pica që zgjat jetën” ose pica “anti-tumorale”. Kjo picë përmban përbërës nga dieta mesdhetare, që njihet për përfitimet shëndetësore. Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano thonë se pica është e shëndetshme dhe mund të konsumohet 2 herë në javë.

Shkencëtarët thonë se pica Pascalina është më e shëndetshme se llojet e tjera të picës sepse përmban produkte që ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Ajo nuk përmban djathë ose mish, dy përbërës kryesorë të picave që përmbajnë shumë yndyra dhe nuk janë të mirë për zemrën.

Pica përmban: domate (përmbajnë shumë vitamina dhe minerale,studime të mëparshme kanë treguar se mund të ngadalësojnë zhvillimin e disa llojeve të kancerit), vaj ulliri (përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, një ndër më të shëndetshmet në botë) dhe brokoli (perime e familjes së lakrës, ku studime të ndryshme kanë treguar se mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu