Shefi i NATO-s telefonon edhe Kurtin pas Vucicit, flasin për gjendjen në veri

Pas bisedës që pati me presidentin e Serbisë, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Stoltenberg me anë të një postimi në Twitter. Stoltenberg ka thënë se temë diskutimi ishte pikërisht situata në veri të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Kosova e Serbia që menjëherë të shtensionojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut.

“Kam folur me Vuçiq dhe Kurtin për nevojën e de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina e Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet sigurimi i një ambienti të sigurtë si dhe liria e lëvizjes për të gjithë”, ka shkruajtur Stoltenberg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu