‘Shefja e VV-së’ pas protestave në Jarinje: Serbia s’do të kthehet kurrë në Kosovë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas protestave të sotme të serbëve në veri të vendit.

Kusari-Lila tha se mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës.

Sipas saj, Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë.

Deputetja Kusari-Lila tha se mendjet e errët mesjetare me synime ekspansioniste i përkasin të kaluarës.

“Lutuni Zotit dhe mbahuni te Rusia” shkruhet në sloganin e protestuesve serbë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ata brohorisnin parulla shoviniste dhe çetnike. Mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës. Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë”, shkroi ajo.

Ndryshe protestues të shumtë janë mbledhur sot në pikëkalimin kufitar në mes Kosovës dhe Serbisë, saktësisht në Jarinje në pjesën e territorit serb, si shenjë mbështetje ndaj serbëve lokalë të cilët kanë ngritur barrikada të shumta në veri të Kosovës.

Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”.

Me këtë rast, policia serbe ka krijuar një kordon në afërsi të kufirit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu