Shekulli 21, funksionarët e BDI-së akoma lavdërohen me ujsjellës donacion nga Turqia

Kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi njoftoi se nga sot zyrtarisht kjo komunë do të ketë ujë. Ai theksoi se ky problemi i ujit të pijshëm daton prej shumë kohësh.

“Katë vitet e fundit edhe një pikë ujë nuk rrjedhi në shtëpitë tona, kjo ishte sepse pompat edhe elektrika ishte problem shumë i madhë dhe i pa përballueshëm financiarisht për komunën tonë”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi gjithashtu theksoi për ndihmën e kryetarit Enis Keken të komunës Jugsulltan së Turqisë në realizimin e këtij projekti.

Në përurimin e ujësjellësit ishte edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili tregoi vlerën e bashkëpunimeve mes vendet dhe shtetet tjera, të cilat shërbejnë në realizimin e projekteve.

“Të përditshme janë bashkëpunimet e komunave tona me komunat tjera dhe jo vetë të komunave por edhe të shtetit. Këto janë bashkëpunime bilaterale të cilat i bën shteti ose komuna të cilat ndihmojnë njëri tjetrin dhe të cilat janë në interes të qytetarëve”, tha Grubi.

Ndryshe Grubi vlerësoi bashkëpunimin e me shtetin e Turqisë duke theksuar se nuk ka komunë në veriperëndim që nuk bashkëpunon me ndonjë komunë turke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu