Sheqeri varësi njëlloj si kokaina, pasoja njëlloj si përdorimi i drogës

Sheqeri mund të krijojë po aq varësi sa kokaina, zbulim ky i nxjerrë nga shumë kërkime. Ndikimi i sheqerit në tru ka efekte të fuqishme njësoj si drogërat ilegale.

Shkencëtarët tërheqin vërejtjen se konsumimi i tepërt i sheqerit  dhe ndërprerja e menjëhershme e tij mund të shkaktojnë çrregullime në trupin e njeriut, transmeton InfoShqip.com

Ekspertët shprehin shqetësim të madh lidhur me konsumimin e sheqerit sidomos tek fëmijët, konsumimi mbi masën e lejuar çon në obezitet, prishje të dhëmbëve dhe sëmundje të zemrës.

Sheqeri në trup mund të evitohet si sheqer por të konsumohet nga ushqime që përmbajnë vetë sheqerin si frutat apo mjalti./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu