Sheqerinska zbulon prapaskenat e negociatave dhe insistimin e VMRO-DPMNE-së

Kërkoj publikisht të më demantojnë në atë se 90% të kohës në takimet e liderëve ishte harxhuar në kërkesën e VMRO-DPMNE-së për amnisti”, deklaroi zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja për Mbrojtje Radmila Sheqerinska në një intervistë për Kanal 5.

Ajo tha se kërkesa nuk ka qenë nëpërmjet amnistisë, por përmes ndryshimi të nenit 353 nga Kodi Penal, që definon keqpërdorimin e detyrës zyrtare, më pastaj dhe një tentim i vogël që të bëhet edhe përmes ndryshimit të Ligjit për Financimin e Partive Politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I vetmi interes që e kishin në tavolinë ishte që të ndryshohet Kodi Penal që të binë në ujë akuzat kryesore ndaj njerëzve të parë të ish udhëheqjes së VMRO-së. Ne thamë se nuk pajtohemi me këtë, dhe se nuk do të lejojmë që për shkak të referendumit të kanosemi me amnisti”, tha Sheqerinska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu