Shërbimi sekret i Izraelit “Mossad” hap zyrë në Tiranë

Ka pasur një efekt direkt dhe konkret vizita zyrtare e ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Izrael.

Siç besohet, si pjesë e një marrëveshje mes dy vendeve, në Tiranë është hapur prej disa ditës Zyra Izraelite e Antiterrorizmit, zyrë që do ta drejtojë shërbimi i jashtëm i Izraelit, i famshmi “Mossad”.

Ky vendim përbën një zhvillim të rëndësishëm politik, pasi nëse deri tani shërbimet sekrete të Izraelit kanë vepruar në kuadrin e lojës së fshehtë inteligjente, tani e tutje, veprimtaria do të jetë më e hapur dhe legale.

Ky zhvillim merr një fuqi edhe më të madhe në kuadrin e përplasjes së fortë mes Tel Avivit dhe Teheranit, që tashmë po pasqyrohet fort edhe në përplasje militare në Siri.

Ka shumë gjasa që ky antagonizëm të transferohet edhe në Shqipëri, meqë këtu ndodhen si muxhahidinët khalk, pra opozita politike e regjimit iranian por edhe shërbimi sekret i Teheranit. Megjithatë, duket se Qendra Antiterroriste do të ketë një diapazon më të gjerë sesa lufta politike e brendshme në Iran.

Mossad si eksperte e lëvizjeve që kanë ndodhur në Siri katër vitet e fundit pritet që të vëzhgojnë aktivitetin e shqiptarëve që kanë qenë pjesë e luftës civile ndërmjet regjimit të Asad dhe rebelëve.

Por, duhet thënë se edhe ky aspekt është pjesë e përplasjes brenda Iranit, për arsye se Brigada Quds e gjeneral Qasim Sulejmanit, është realisht institucioni që ka organizuar dhe trajnuar të gjitha lëvizjet pro-iraniane në Lindjen e Mesme, që nga Hezbullahu, por edhe Hamasi.

Por ardhja e Mossad është parë me sy kritik nga ekspertë të ndryshëm.

Profesor Shinasi Rama, pedagog i Shkencave politike në “New York University”, është mjaft skeptik. Ndërmjet të tjerave, profesor Rama shkruan në Facebook:

“Kjo lëvizje jashtëzakonisht e rëndësishme që kaloi pa asnjë mbulim në media është shumë domethënëse. Natyrisht që nuk ka kaluar pa u vënë re nga palët e interesuara për këtë hap cilësor. Mirëpo çfarëdo që të ndodhë, përfundimi ku do të shkojmë ne shqiptarët është gjithnjë e më i parashikueshëm. Ose nga të huajt, dm.th., nga jashtë, ose nga sundimtarët, d.m.th., nga brenda, ose nga poshtë, d.m.th nga strukturat që janë konsoliduar, shteti shqiptar po përgatitet për një konflikt fetar dhe luftë civile. Kjo do të marrë pak kohë por tani është tharë bari dhe mjafton një shkëndijë për t’ia vënë flakën”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu