Vetëm 20 minuta pasi ka filluar debati për vërshimet, ka plasur sherri mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për mënyrën e vijimit të debatit, transmeton Portalb.
Seanca është thirrur nga deputet të LSDM në Komisionin për bujqësi, sipas planit, duhet të dëgjohen 30 ish funksionar, në mesin e të cilëve edhe 4 ish kryeministra, gjatë mandatit të të cilëve është ndërtuar qarkorja nga viti 2002 deri më vitin 2004.
Në Kuvend janë të pranishëm zëvendëskryeministri Nikolla Todorov, si shef i Shtabit të krizës së Qeverisë, drejtori i DPHM-së Oliver Romevski, ministri i Bujqësisë Mihail Cvetkov, drejtori i “Skopsko Pole” Toni Martinovski, drejtori i “Pyjeve të Maqedonisë”, Zharko Karazhoski, kryetarët e komunave të Shkupit dhe të Gazi Babës, Koce Trajanovski dhe Toni Trajanovski, të cilët duhet të dëgjohen sot.