Sherr i pazakontë, pse nuk na shërbeve siç duhet? Polici i ve armën në kokë pronarit (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Turqi ku disa policë pasi kanë ngrënë në një lokal kanë shkuar për të paguar, teksa po jepnin paratë njëri nga ata i është kthyer kamarierit duket e pyetur pse nuk u kishte shërbyer siç duhet.

Teksa ishin tek kasa në një moment njëri nga ata i ka gjuajtur më grusht pronarit dhe aty ka plasur sherri.

Në sherr janë përfshirë edhe personat që ndodheshin në lokal, ndoshta miqtë e pronarit, dhe në një moment njëri nga policët ka nxjerrur armën duke ja vendosur pronarit në kokë.

Më pas policët janë larguar ku fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Turqi, dhe bëhet me dije se policët janë shkarkuar nga detyra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu