Shëtitorja në Sllupçan e mbushur me mbeturina, apelohet që qytetarët të mos e ndotin ambientin

Shishe të plastikës, letra e mbeturina të tjera të grumbulluara ne hapësira të ndryshme, këto janë pamjet nga shëtitorja e fshatit Sllupçan.

Ndonëse e njejta shërben si vend relaksi dhe rekreacioni, ata që e frekuentojnë lënë pas vetes mbeturina të shumta.

Në pamjet që kanë arritur në redaksinë e Televizionit Klan Macedonia tregohet më së miri gjendja e shëtitores, me ç’rast është apeluar deri tek të gjithë banorët që të mos e ndotin ambientin. /tvklan.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu