Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar se do t’i përgjigjet shpifësve dhe luftëtari shqiptar e ka dhe do ta ketë nderin gjithmonë, shkruan Gazeta Metro.
Haradinaj tha se do t’i përgjigjet shpifësve dhe nderin e luftëtarit shqiptar do ta mbroj gjithmonë .
“Do t’i përgjigjem shpifësve, nderin e luftarit shqiptar, ata që nuk besojnë se luftari shqiptar nuk e ka nderin, ju sigurojë se e ka edhe ka me pas gjithë”
“Unë kam qenë dy herë në gjykata ndërkombëtare, pafajësinë time do ta çmojë, do t’i përgjigjem shpifësve. Sot e kam marr ftesën. Kosova nuk e përballon dot si çmim për njohje ndarjen, apo ndonjë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kosova është e gatshme për dialog”, tha ai.
“Pjesës ligjore do t’i përgjigjemi, ndërsa sa i përket pjesës politike nuk mund ta detyrojë Kosovën të lëshojë pe. Do t’i njoftoj të gjithë partnerët e koalicionit por edhe presidentin. Presidenti i ka kompetencat e veta, por unë kërkoj zgjedhje. Do ta respektoj verdiktin e popullit”, tha ai.










