Melania Trump, bashkëshortja e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump kishte veshur sot në daljen e parë pas fitores së bashkëshortit një kostum të bardhë të Ralph Lauren.
Mesohet se ai ka kushtuar 4000 dollarë dhe Melania e kishte zgjedhur si veshje pikërisht për këtë ditë, për të shoqëruar të shoqin pasi ai deklaroi fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, në Hilton MidtoWn në Manhattan në orët e para të të mërkurës.
Kostumi është krijuar në Itali nga Ralph Lauren dhe është shitur nga departamenti i dyqaneve Bergdorf Goodman në New York për 3,990 dollarë./Albeu.com/