Shihen bashkë Gashi dhe Mexhiti, a po krijohet fronti i madh për pensionimin e Ahmetit dhe Grubit?

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi është parë sot bashkë me udhëheqësin e fraksionit në BDI, Izet Mexhitin, gjatë pritjes së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Komunën e Çairit.

Në opinion tash e një kohë po flitet për afrimin e Izet Mexhitit me Alternativën. Pjesëmarrja e përbashkët sot çon mesazhin se tashmë janë bërë hapat e parë drejt bashkëpunimit të mundshëm opozitar mes fraksionit në BDI dhe Alternativës.

Nga ana tjetër, pjesë e këtij bashkëpunimi mund të jetë edhe Lëvizja Besa, e cila ka shprehur interes për vendosjen e raporteve koalicionuese me fraksionin e Izet Mexhitit dhe Alternativën.

Të gjitha anketat e fundit tregojnë se një bashkëpunim i mundshëm i frontit opozitar do ta çonte në opozitë BDI-në, Ali Ahmetin dhe Artan Grubin në zgjedhjet e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu