“Shija e keqe” që i ka lënë Mozzik, Loredana tregon nga çfarë ka frikë

Çifti, Mozzik (Gramoz Aliu) dhe Loredana Zefit, ka qenë ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar. Me shumë ndarje, drama dhe ribashkime, ish-çifti kanë qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes me deklaratat dhe veprimet e tyre.

Dhe së fundmi Loredana ka deklaruar publikisht një ‘fobi’ të saj, dhe ka lidhje pikërisht me martesën. Në një video që reperja publikoi në TikTok, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë.

Dhe përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”

Sigurisht kjo përgjigje e Loredanës nuk ka si mos të lidhet me babain e vajzës së saj Mozzik, me të cilin kishte një lidhje të gjatë, Çifti i njohur i showbiz-it zbuluan se kishin lidhur kurorë ditën e ardhjes në jetë të vajzës së tyre Hana, ku siç dukej ata nuk kanë dashur një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike pas kësaj ata u ndanë për t’u ribashkuar përsëri, dhe për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë përmes këngës.

Por çifti i dha përfundimisht fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021, Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik reperja ka zbuluar edhe se nuk ka asnjë kontakt me të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu