Shikoni pamjet dramatike nga shpërthimi i orteqeve të borës në Brezovicë (VIDEO)

Ushtarët e Kosovës sot kanë arritur që të shpërthejnë disa orteqe shumë të rrezikshme në Brezovicë, e cila ka disa ditë që është mbyllur për vizitorë.

Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, i cili falënderon edhe ushtarët për angazhimin e tyre.

‘’Falenderim i vecante per Ushtrine e Kosoves! Sa mire qe iu kemi! Shperthimi i ortiqeve ne Brezovice sot. Vazhdojme nesër!’’, ka shkruar Morina.

Kujtojmë që një javë më parë, si pasojë e një orteku humbi jetën zv/ministri Arian Daci, shkak për të cilin edhe u mbyll qendra turistike në Brezovicë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu