Shikoni pamjet mahnitëse të kësaj xhamie që nga larg ngjan me anije (FOTO)

Kjo xhami e cila gjendet në Katar, nga jashtë ka pamje të një anije ajrore që sapo ka zbritur në tokë. Minaret e saj janë të ngritura në drejtim të Mekës. Oborri në qendër të xhamisë është e dekoruar me kaligrafi dhe modele gjeometrike.

Xhamia ka pesë shtylla që përfaqësojnë pesë shtyllat e Islamit rreth të cilëve rrjedhin katër lumenj. Të katër lumenjtë përfaqësojnë lumenjtë e Xhennetit – të verës, qumështit, mjaltit dhe ujit.

Në brendi të saj ka hapësirë namazi për burra, ndërsa në galerinë më lart për gra. Xhamia ka një kapacitet prej 1,800 njerëzve. Ajetet Kur’anore janë në qendër të tavanit të cilat çojnë në Mihrab – një tipar që është gjetur në planet tradicionale të xhamive.

I veçantë është edhe ndriçimi që emetohet nga hapjet trekëndësh të madhësive të ndryshme, kjo për besimtarët është një ndjenë sikur janë duke u falur nën yje!

Mihrabi ka një teksturë të artë dhe në të shkruan ajeti kur’anor: “Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë.”2:11

Foto:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu