Shi i rrëmbyeshëm i cili ka zgjatur 10 minuta ka bllokuar rrugën kryesore Kërçovë- Ohër. Policia ka dalë në teren dhe është duke drejtuar komunikacionin për në Ohër nga rrugët alternative. Edhe nga LAMM kanë njoftuar se për shkak shiut është bllokuar rruga magjistrale për në Ohër.