Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 18 janar për të shqyrtuar çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
“Seancat e ditës 18 Janar, 2022. Kërkues Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, seancë plenare publike. Subjekti i interesuar Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Objekti “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Ora 10:00,” shkruhet në njoftimin e Kushtetueses.









