Shkëlqim Hajdari më i egër se Rama: Të arrestohen grevistët e Rinasit

Ditën e sotme Aeroporti i Rinasit u mbyll totalisht. Në Rinas është krijuar në kaos i vërtetë, ku ka zbarkuar madje ushtria dhe FNSH-ja. Ndërkohë, në lidhje me grevën e kontrollorëve të trafikut ajror ka folur mbrëmjen e sotme edhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili ka theksuar se sjellja e tyre përbën vepër penale. Ndër të tjera, Hajdari ka thënë se nëse do të ishte përgjegjësi e tij ai do t’i arrestonte në flagrancë kontrollorët.

Më konkretist, ish-prokurori u shpreh se:

“Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet që të futesh në një grevë, direkt. Sjellja e kontrollorëve është kryerje e veprës penale. Qeveria e ka marrë ngadalë, por unë për ata njerëz që nuk kthehen në punë, do kryeja masën e arrestit në flagrancë. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Rruga që kanë zgjedhur, duke bërë grevë pa paralajmërim, ata duhet të arrestohen.“-tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu