Shkencëtarët në Amsterdam shkatërruan tumorin e gjirit për 11 ditë pa kimioterapi

Një hulumtim i prezantuar nga profesori Nigel Bundred në Konferencën Evropiane të Kancerit të Gjirit në Amsterdam, zbuloi se shkencëtarët kanë testuar efektin e mirë të ilaçeve si Herceptin dhe Lapatinib në tumorin kanceroz të gjirit.

Këto dy ilaçe përdoren tashmë në trajtimet e kancerit të gjirit, por kjo është hera e parë që ata i kanë kombinuar ato së bashku dhe i kanë përdorur para operacionit dhe kemoterapisë.

Çfarë zbuluan ata ishte se ilaçet ishin në gjendje që të eliminojnë disa lloje të kancerit të gjirit në vetëm 11 ditë, informon Gazeta Express.

Financuar nga ‘Cancer Research UK’, shkencëtarët përdorën këto ilaçe për të luftuar një proteinë të quajtur HER2 e cila ndikon në rritjen e qelizave të kancerit.

Çfarë e bëri këtë trajtim të veçantë është fakti se ai eliminon nevojën për kemoterapi dhe operacion. Efektet e përkohshme anësore si humbje të flokëve, vjellje dhe lodhje janë evituar gjithashtu, duke e bërë trajtimin më pak të dëmshëm për trupin dhe më shumë efektiv.Kemoterapia nuk është tërësisht efektive, as nuk është zgjidhja e duhur për shumicën e pacientëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu