Shkencëtarët paralajmërojnë për një valë potenciale të dëmtimit trunor nga kronavirusi

Shkencëtarët, sot, paralajmëruan për një valë potenciale të dëmtimit trunor të lidhur me koronavirusin si fakt që sugjeron se COVID-19, mund të krijojë komplikime të rënda neurologjike duke përfshirë inflamacionin, psikozën dhe deliriumin.

Një studim nga hulumtuesit e University College London (UCL) përshkruan 43 raste të pacientëve me COVID-19 të cilët vuajtën nga disfunksioni i përkohshëm trunor, sulmi në tru, dëmtimet nervore apo efekte të tjera serioze trunore, transmeton Telegrafi.

Ky hulumtim i shtohet studimeve të fundit të cilat kanë gjetur lidhjen në mes virusit dhe dëmtimit trunor.

“Nëse do të shohim një epidemi të madhe të dëmtimit trunor të lidhur me pandeminë – ndoshta edhe ngjashëm me shpërthimin e encefalitisit letargjik gjatë viteve 1920-1930, pas pandemisë së gripit të vitit 1918 – mbetet të shihet”, tha Michael Zambi nga UCL’s Institute of Neurology.

COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi është një sëmundje respiratore që dëmton mushkëritë, por neuroshkencëtarët dhe neurologët thonë që dëshmitë e reja të ndikimit të virusit në tru është shqetësuese.

“Shqetësimi im është që, tashmë, kemi miliona njerëz me COVID-19. Dhe, nëse brenda një viti, 10 milionë njerëz shërohen dhe ata kanë deficite kognjitive, atëherë, kjo do të ndikojë në shkathtësinë e tyre në punë dhe aktivitete të përditshme”, tha Adrian Owen, neroshkencëtar në Western University, Kanada, në një intervistë për Reuters.

Në studimin e UCL-së të publikuar në revistën shkencore “Brain”, 9 pacientë të cilët kishin inflamacion trunor, u diagnostikuan me një gjendje të rrallë që quajtur encephalomyelitis (ADEM), i cili është më i pranishëm te fëmijët dhe që nxitet nga infeksionet virale.

Ekipi i ekspertëve tha që normalisht do të vështronin një pacient të rritur me ADEM për një muaj te klinika e tyre specialistike në Londër, por ky numër ishte rritur së paku për një pacient në javë. Një rritje shqetësuese.

Dr. Oven, është i shqetësuar se “Kjo sëmundje është duke ndikuar te një numër i madh njerëzish dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbledhim këto informacione tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu