Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën e mjegullës që vrau 12 mijë njerëz në Londër në 1952

Në vitin 1952 në Londër vdiqën mbi 12 mijë njerëz si pasojë e një mjegulle helmuese. Për shumë vite shkenca dështoi që të shpjegonte këtë fenomen se si ka mundësi që mjegulla të vrasë 12 mijë persona.

Deri para pak kohësh mendohej se pas kësaj masakre fshiheshin alienët, të cilët të fshehur nën mjegull arritën të vrasin 12 mijë njerëz.

Por jo e gjithë kjo teori sot bie poshtë, pasi ekspertët kanë zbuluar të vërtetën. Shkencëtarët besojnë se gjatë kësaj periudhe në të gjithë Londrën digjej qymyr për ngrohje, i cili pas djegies lëshonte dyoksid squfuri, i cili pasi u bashkua me mjegullën i kthye në acid sulfurik, dhe kushdo që ra në kontakt me të vdiq, transmeton syri.

Megjithatë shkencëtarët ende nuk e kanë qartësuar se si u bë i mundur ky shndërrim, apo se çfarë elementi tjetër kimik arriti të shndërronte dyoksidin e squfurit në acid squfuri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu