Shkollat e mesme sot përfundojnë vitin shkollor, shkollat fillore më 17 qershor

Përfundimi i vitit shkollor më 17 qershor ishte caktuar për të gjithë nxënësit, por kërkesës së Sindikatës së Nxënësve të Mesme iu përgjigj Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e që vendosi që sot të përfundoj viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme.

“Ligji për arsimin bazë specifikon numrin e saktë të ditëve të punës (180) në arsimin bazë. Ligji për Arsimin e Mesëm nuk përcakton detyrim ligjor për numrin e saktë të ditëve të punës. Të gjitha vendimet merren në konsultim me të prekurit. Sindikata e gjimnazistëve ka kërkuar që me përjashtim të pushimeve pranverore, për shkak të procedurave administrative të regjistrimit të fëmijëve në arsimin e lartë, arsimi i mesëm të përfundojë në 10 qershor. Këtë e ka lejuar ligji dhe ne kemi vepruar këtu”, tha dy muaj më parë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, përcjell INA.

Për herë të parë këtë vit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme patën pushim pranveror nga data 29 prill deri më 6 maj 2024.

Maturantët në dy të shtunat e kaluara i janë nënshtruar dy provimeve eksterne nga provimi shtetëror i maturës dhe rezultatet duhet të presin më së voni deri më 8 korrik.

Nga ana tjetër, semimaturantët do të regjistrohen në arsimin e mesëm këtë muaj. Regjistrimi i nxënësve do të bëhet në dy afate regjistrime. Sipas konkursit për regjistrim në arsimin e mesëm, regjistrimi i parë elektronik do të bëhet nga data 20 deri më 25 qershor dhe i dyti më 1 dhe 2 korrik.

Aplikimi është elektronik përmes lidhjes në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (e-uslugi.mon.gov.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu