Shkrin akulli Greqi-Turqi, ministri i Jashtëm grek takohet me Erdoganin në Samitin e NATO-s

Kohët e fundit marrëdhëniet Greqi-Turqi kanë qenë më se të tensionuara, me përfaqësuesit e lartë nga dy vendet që kanë bërë deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit.

Pas kërkesës që kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i bëri presidentit amerikan për të mos i shitur Turqisë avionët luftarakë F-16, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk do t’ia dijë më për kryeministrin grek dhe se nuk do që ta shohë më me sy.

Por me sa duket ujërat mes dy vendeve janë qetësuar, pasi zyrtarët të lartë nga dy vendet janë takuar dhe kanë biseduar sot, gjatë punimeve në Samitin e NATO-s në Madrit.

Nga fotot e publikuara duket se presidenti turk është takuar me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

“Bëra një përshëndetje të shpejtë me presidentin turk, ministrin e Jashtëm turk, M.Cavusoglu dhe homologët e mi nga Lituania, Landsbergis, Polonia Rao dhe Portugalia”, shkruan ministri i Jashtëm grek në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu