Shkrirja e tundrës zbulon një rrezik të madh

Një sëmundje ngjitëse e rrezikshme mund të rikthehet sërish, pas zhdukjes së saj rreth 40 vjet më parë.
Sipas një shkrimi që e transmeton Shekulli, shkrirja e një shtrese të tundrës në Siberi mund të bëjë që të çlirohet virusi i lisë, pasi në atë zonë ndodhen të varrosur trupat e shumë viktimave të kësaj sëmundjeje që prej 120 vjetësh.

Lija ka qenë një prej sëmundjeve më të frikshme në botë kohë më parë. Mbi 30 për qind e të prekurve nuk e fitojnë betejën me të, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit.

Sporet e virusit fatal mendohet të kenë infektuar deri tani 24 njerëz, të cilët gjenden në kujdesin e mjekëve në spitalin Salekhard në Rusi.

Ekspertët e shëndetësisë thonë për “Siberian Times” se këto janë shenjat paralajmëruese për diçka më të keqe.

Boris Kershengolts, i degës siberiane të Akademisë së Shkencave, thotë se “në vitin 1890 pati një epidemi të lisë, e cila në një qytet i mori jetën 40 për qind të banorëve”.

“Trupat u varrosën në shtresën e sipërme të tokës së ngrirë, në brigjet e lumit Kolima. Sot, 100 vjet më vonë, ujërat e këtij lumi kanë nisur të gërryejnë brigjet. Shkrirja e shtresës së tokës e ka përshpejtuar erozionin”, thotë ai.

Edhe pse pas analizave, ekspertët nuk e kanë gjetur vetë virusin, ata kanë arritur të gjurmojnë fragmente të ADN-së së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu