Në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në afërsi të Zhelinës dje rreth orës 14 ndodhi një aksident ku makina e tipit “Ford Fiesta” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një SH.Z. 51-vjeçar nga Tetova doli nga rruga dhe u rrokullis.
Nga dalja dhe rrokullisja e automjetit, i cili humbi kontrollin, shoferi dhe 11 vjeçarja morrën lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Tetovës, njofton T.S
Shoferi është liruar nga spitali, ndërsa vajza është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.
Pasagjerja e dytë në automjet, 40 vjeçarja M.Z. përfundoi pa lëndime.
Me autorizim të prokurorit publik, është kryer inspektimi i plotë për të përcaktuar shkakun e aksidentit, në të cilin dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 50 mijë denarë.